image Vetëm të shtunën mbi 15 mijë persona kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri

Kosovë

Vetëm të shtunën mbi 15 mijë persona kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri

news image

Turistët kosovarë sivjet mbeten pothuajse shpresa e vetme e Shqipërisë sivjet në aspekt të turizmit.

Rreth 15 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri të shtunën përmes pikë-kalimit kufitar të Morinit.

Shëngjini, Velipoja e Durrësi mbeten destinacionet e preferuara nga kosovarët, por tashmë harta e pushimeve është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug të Shqipërisë.

Sezoni mes pandemisë së COVID-19 është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë Shqipërisë.

Krahasuar me vitin paraprak, ka rënie deri në 90% të turistëve të huaj. /Gazeta Sinjali