Mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.
Janë familjarë e grupe miqsh që janë nisur drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.
Për disa prej qytetarëve është edhe periudhë pushimesh në det. Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.
Vetëm sot, sipas mediave shqiptare, përllogariten të kenë hyrë më shumë se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.
Sinjali më herët raportoi se në pikën kufitare në Merdare, janë krijuar kolonat më të gjata.
Aty janë krijuar kolona deri në 400 metra.