image Vetëm një mjek në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, 40 pacientë presin në radhë

Shëndetësi

Vetëm një mjek në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, 40 pacientë presin në radhë

news image

Në Emergjencën e Spitalit në Mitrovicë është shkaktuar tollovi për shkak të numrit të madh të pacientëve që po presin për të marrë shërbime emergjente, si rezultat i mungesës së stafit shëndetësor.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit i cili tha për momentin vetëm një mjek është në ndërrim, ndërsa 40 pacientë janë duke pritur në radhë për t’u kontrolluar.

Sipas sinjalizuesit, një mjek nuk po arrin t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që po presin, ndërkohë që askujt nuk i bëhet vonë për gjendjen e tyre.

/GazetaSinjali/