Reshjet e shiut për disa minuta shkaktuan mjaft dëme në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi, ku shihet se shiu i rrëmbyeshëm ka thyer një lis në parkun e lagjes “Ulpiana”.
Por, jo vetëm parku e pësoi nga shiu. Reshjet e shiut vërshuan rrugët e kësaj lagjeje, duke e vështirësuar qarkullimin e veturave.
Më poshtë shihni videon dhe foton nga vendi i ngjarjes.
Derisa qytetarët po ankohen për gjendjen e rrugëve sa herë që ka reshje, qoftë edhe për disa minuta, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, është shqetësuar për anulimin e një performance të programit “Akull n’Verë”./Gazeta Sinjali/