image Vetëm 7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, asnjë i vdekur

Shqipëri

Vetëm 7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, asnjë i vdekur

news image

Një shifër e vogël të infektuarish me COVID është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ministria bën me dije se nga 2 mijë e 962 testime të kryera gjatë këtij intervali kohor, janë konfirmuar të infektuar me COVID shtatë raste të reja në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 raste aktive me COVID-19 në vend.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 888, që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/