image Vetëm 35 persona u testuan për koronavirus sot në Prishtinë

Shëndetësi

Vetëm 35 persona u testuan për koronavirus sot në Prishtinë

news image

Në Komunën e Prishtinës dje janë konfirmuar edhe 41 raste të reja me koronavirus. Në mesin e tyre, ka edhe punëtorë shëndetësorë të infektuar.

Kjo ka bërë që 50 punëtorë shëndetësorë të vetizolohen. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

“I kemi 50 punëtorë shëndetësorë të cilët kanë shkuar në vetizolim , pra janë në mungesë, nga dita e premte”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkaq sot janë testuar 35 persona si të dyshuar me koronavirus.

 “Rreth 35 mostra janë bërë sot për tu testuar për koronavirus”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.

Në Prishtinë deri më sot janë konfirmuar 625 raste me koronavirus, 149 pacientë janë shëruar dhe 4 persona kanë vdekur./GazetaSinjali/