image Vetëdorëzohen në polici binjakët 17-vjeçarë që kërcënuan me jetë policët në Gjilan

Siguri

Vetëdorëzohen në polici binjakët 17-vjeçarë që kërcënuan me jetë policët në Gjilan

news image

Vëllezërit binjakë A.Z. dhe G.Z. janë vetëdorëzuar sot në stacionin policor në Gjilan, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kanosje” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se pas intervistimit ata janë dërguar në qendrën e ndalimit për 24 orë.

Gazeta Sinjali sot gjatë ditës raportoi se 17-vjeçarët i kanë kërcënuar me jetë policët të cilët e kishin hasur të hapur marketin e tyre në fshatin Zhegër të Gjilanit, gjatë orës policore mbrëmë rreth orës 21:00.

Përveç që i kanë fyer me fjalë banale, ata i kishin kërcënuar me jetë zyrtarët policorë, duke kërkuar llogari se “pse po ua mbyllin marketin”.

Madje, vëllezërit binjakë kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe duke ikur kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policëve./Gazeta Sinjali/