image Vetaksident në Strellc të Deçanit, rrokulliset një kamion (VIDEO)

Siguri

Vetaksident në Strellc të Deçanit, rrokulliset një kamion (VIDEO)

news image

Një kamion është vetaksidentuar sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në fshatin Strellc të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident i lënduar ka mbetur shoferi i kamionit i cili është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka njoftuar se nga ky aksident ka edhe dëme materiale.

“Rreth orës 07:00 të mëngjesit policia është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Me të arritur është konstatuar se është vetaksidentu një kamion. Vozitësi i kamionit është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë. Nga ky aksident ka dëme materiale”, ka thënë ai për Sinjalin.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet kamioni i rrokullisur. /Gazeta Sinjali/