Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Siqevë të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/