Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, I cili ka bërë të ditur se persona e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën ‘C’, në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Borovci për Sinjalin./Gazeta Sinjali/