image Vetaksidenti në magjistralen Gjakovë - Prizren, pamje të reja

Siguri

Vetaksidenti në magjistralen Gjakovë – Prizren, pamje të reja

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Gjakovë- Prizren, afër një autosalloni, raporton Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Ai thotë se nuk është hera e parë që në atë lokacion ndodhin aksidente të trafikut. Sipas tij kjo për shkak se mungon ndriçimi kryesor dhe se nuk ka shenja sinjalizuese.

Sinjalizuesi shton se numri i aksidenteve në atë pjesë është rritur edhe si shkak i tejkalimit të shpejtësisë.

/GazetaSinjali/