image Vetaksident në Koreticë, vetura devijon rrugën - detaje nga Policia

Siguri

Vetaksident në Koreticë, vetura devijon rrugën – detaje nga Policia

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një tjetër vetaksident u shënua edhe sot në fshatin Koreticë, rruga nacionale Prishtinë-Pejë. Siç bën të ditur Policia e Kosovës, nga ky aksident përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 18:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Koreticë. Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale”, tha ai.

/GazetaSinjali/