image I dënuar me 13 vjet burg në Itali, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për shfrytëzim prostitucioni

Shqipëri

I dënuar me 13 vjet burg në Itali, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për shfrytëzim prostitucioni

news image

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim.

Sipas Policisë së Shtetit, në pranga është vënë Bekim Nikolli, banues në Tiranë, i cili u lokalizua në zonën e Institutit Bujqësor.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Napolit, në nëntor të vitit 2021, e kishte dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni italian.

Sipas autoriteteve italiane, 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Ai dyshohet se ushtronte edhe dhunë ndaj viktimave për t’i mbajtur nën kontroll dhe për të përfituar nga shfrytëzimi i tyre.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet gjyqësore italiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/