image Pritje të shkurtra në të gjitha pikat kufitare, Hani i Elezit me fluksin më të madh

Kosovë

Pritje të shkurtra në të gjitha pikat kufitare, Hani i Elezit me fluksin më të madh

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat kufitare, sipas të cilave qarkullimi po zhvillohet pa pritje të gjata.

Në shumicën e pikave kufitare, qytetarët po presin vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa nuk janë raportuar kolona automjetesh apo kamionësh.

Fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku pritjet në hyrje zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje mbeten 3 deri në 5 minuta.

Sipas përditësimit të fundit, edhe për automjetet e transportit të mallrave nuk ka kolona dhe pritjet janë minimale në të gjitha pikat kufitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/