image Vetaksident në Gjakovë, Policia del në vendngjarje (FOTO)

Sinjalizime

Vetaksident në Gjakovë, Policia del në vendngjarje (FOTO)

news image

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në dalje të Gjakovës, më saktësisht rrugës për Prizren, shkruan Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi të këtij vetaksidenti dhe ka thënë se ka pasur dëme materiale të mëdha por nuk ka informacione nëse ka të lënduar.

Sipas fotografive të dërguara nga sinjalizuesi, shihet që në vendngjarje kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjeve.

/GazetaSinjali/