image Vetaksident në Ferizaj, një Golf 2 bie në trasenë e binarëve të trenit (FOTO)

Siguri

Vetaksident në Ferizaj, një Golf 2 bie në trasenë e binarëve të trenit (FOTO)

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, në Ferizaj.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilat shihet një veturë e tipit “Golf II”, e cila ka rënë në një kanal.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 08:11, në rrugën ‘Tahir Sinani’, një person ka marrë lëndime është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në këtë aksident është përfshirë vetëm një automjet me targa vendore”, tha ai.

/GazetaSinjali/