Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksident. Një grua është vetaksidentuar sot në Çagllavicë derisa edhe ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 11:30 në Çagllavicë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vetaksidenti ngasësja e automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident trafiku.