image Qëllohet me armë zjarri roja i një shtëpie në Çagllavicë

Siguri

Qëllohet me armë zjarri roja i një shtëpie në Çagllavicë

news image

Një person është qëlluar me armë zjarri nga disa persona të panjohur, pasditen e djeshme, rreth orës 16:55, në Çagllavicë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ishte i angazhuar si roje në një shtëpi aty dhe u qëllua derisa ishte në orarin e punës.

Për shkak të plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit, ai është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9mm.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit, është bastisur një lokacion, por aty nuk është gjetur i dyshuari e as ndonjë provë materiale.

Me urdhër të prokurorit është bastisur një lokacion, por nuk është gjetur as personi e as ndonjë provë materiale./Gazeta Sinjali/