image Arrestohen dy persona në Çagllavicë, dyshohen për prostitucion

Siguri

Arrestohen dy persona në Çagllavicë, dyshohen për prostitucion

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e djeshme dy persona të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit u kapën dje rreth orës 17:30 në Çagllavicë.

Nga të arrestuarit, policia bën të ditur se ka sekuestruar dy telefona celularë.

Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt, derisa hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/