image Aksident në Çagllavicë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në Çagllavicë, lëndohen tre persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në Çagllavicë mes një motokultivatori dhe një veture, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/