image Ua prezantoi policëve një dokument të falsifikuar, arrestohet një person në Graçanicë

Siguri

Ua prezantoi policëve një dokument të falsifikuar, arrestohet një person në Graçanicë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit se dokumenti të cilin ai ua ka prezantuar policëve, është i falsifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolle rutinë të policisë pas orës 01:00 të së mërkurës, në fshatin Çagllavicë të Graçanicës.

Për më tepër, burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se pasi që e ka identifikuar të dyshuarin, policia e ka kuptuar që ndaj tij kishte të lëshuar një urdhërarrest.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari është dërguar në stacionin policor – Veriu./Gazeta Sinjali/