image Vetaksident në Besi të Prishtinës, lëndohet një person

Kosovë

Siguri/ Vetaksident në Besi të Prishtinës, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Besi në rrugën Prishtinë – Podujevë, sot rreth orës 09:00.

Aksidentin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 09:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Besi ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin./Gazeta Sinjali/