image Veseli thotë se Qeveria Kurti ka fyer mjekët dhe infermierët

Kosovë

Reagim/ Veseli thotë se Qeveria Kurti ka fyer mjekët dhe infermierët

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve ka thënë se infermierët dhe mjekët e Kosovës janë fyer nga Qeveria Kurti, me lejimin e hyrjes dhe veprimit në Kosovë të stafeve mjekësore të Serisë.

“Një ndër fyerjet më të mëdha që iu është bërë infermierëve dhe mjekëve të Kosovës nga qeveria e shkarkuar, ka qenë lejimi i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të stafeve mjekësore të shtetit serb në Kosovë. Kosova aktualisht ka qindra infermierë e mjek që janë papunë, me kualifikime cilësore që njihen e kërkohen edhe në Gjermani apo vende skandinave, të cilët fare mirë mund të ishin angazhuar prej shtetit, për t’u kujdesur për çdo qytetar tonin, pavarësisht kombësisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

I pari i opozitës ka thënë se qeveria në detyrë e Kosovës do të duhej t’u dhuronte ndihmë në kohë pandemie shteteve fqinje, duke dërguar në to infermierë e mjekë të papunë.

“Jo vetëm që nuk duhej të ishte pranuar ndihma prej Serbisë, gjë që i dha mundësi të rehabilitonte imazhin ndërkombëtar duke u shitur si shtet humanitar, por vetë Kosova duhej t’i ofronte ndihmë vendeve mike. Ne kemi mjaftueshëm të rinj infermierë e mjek të talentuar pa punë që, sikurse Shqipëria në Itali, në mënyrë të organizuar mund t’i kishim dërguar për të ofruar një kontribut humanitar, qoftë edhe modest por kuptimplotë ndaj shteteve aleate që na kanë shpëtuar në kohët më të vështira”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/