image Veseli nga Dogana: Faleminderit edhe Policisë, jeni më të mirët

Kosovë

Aktualitet/ Veseli nga Dogana: Faleminderit edhe Policisë, jeni më të mirët

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar pikën doganore në Hanit të Elezit, me ç’rast u shprehu ngushëllime për vdekjen e oficerit doganor në pikën kufitare në Vërmicë.

Veseli ka shprehur falënderimit për punën që po e bëjnë Policia e Kosovës dhe doganierët në këtë kohë pandemie.

“Ngushëllime për institucionin e Doganës për kolegun Kujtimin i cili vërtetë ka qenë një njeri jashtëzakonisht i mirë, por kjo është çmimi i ballafaqimit në interes të qytetarëve. Faleminderit edhe Policisë, jeni më të mirët”, tha ai.

Veseli u interesua edhe për funksionimin e kësaj pike doganore, ku me këtë rast udhëheqësi i pikës kufitare në Han të Elezit, Sabit Brava e njoftoi se kryesisht po kthehen qytetarët që ndodhen jashtë Kosovës.

Ai tha se ka edhe import, por edhe të eksport të mallrave në këtë pikë doganore.

“Në baza ditore kemi qytetarë që kthehen e të cilët kanë qëndruar deri tani jashtë … fluksi është i ndaluar…mallra ka futen në terminal në procedurë të rregullt kemi edhe import edhe eksport”, tha ai.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli sot do të vizitojë edhe kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin./Gazeta Sinjali/