Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot banorët e fshatrave Nikoliq, Vlahën e Has.
Në disa fotografi të publikura nga Veseli shihen rreth 50 persona, numri më i madh i të cilëve nuk kanë respektuar masat për mbajtjen e maskës dhe distancës, shkruan Gazeta Sinjali.
Veseli siç duket njërin rekomandim të IKSHPK-së po e zbaton, duke bartur maskë, por jo edhe distancën.
Gjatë kësaj vizite, u zbuluan pllakat përkujtimore në kullat e shtëpisë së Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën.
Me vendim të Qeverisë ndalohet tubimi i më shumë se 5 personave, si dhe dënohen të gjithë ata që nuk bartin maskë.