image Vesel Krasniqi merr detyrën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë - Sinjali

Vesel Krasniqi merr detyrën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

news image

Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sot ka pranuar zyrtarisht detyrën e re në krye të këtij dikasteri.

Krasniqi u prit nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Irfan Lipovica dhe stafi i ministrisë.

Krasniqi theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar projektet që ndihmojnë ekonominë e vendit.

Ai tha se Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e presin shumë sfida në rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia e COVID-19, që sipas tij, me bashkëpunim dhe punë do të arrihen./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin