image Pezullohet nga puna sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë - Sinjali

Pezullohet nga puna sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

news image

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sot ka marrë vendim që sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Burim Rreci, të pezullohet nga detyra, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se Rreci pezullohet me pagesë 50% nga paga, për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit.

Sipas këtij vendimi, kjo masë parandaluese nuk prejudikon rezultatin përfundimtar të vendimit.

Andaj, kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë të parashtrojë ankesë brenda 30 ditëve, nga data e pranimit të vendimit.

Më poshtë mund ta shihni këtë vendim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin