image Ministri i MTI-së në konflikt me sekretarin e pezulluar, ky i fundit fiton betejën fillestare në Gjykatë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Ministri i MTI-së në konflikt me sekretarin e pezulluar, ky i fundit fiton betejën fillestare në Gjykatë

news image

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Vesel Krasniqi më 9 shtator e kishte pezulluar nga puna sekretarin e kësaj ministrie, Burim Rrecin, nën arsyetimin se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit, shkruan Gazeta Sinjali.

I pakënaqur me këtë vendim Rreci ka parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me kërkesë për masë sigurie, shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të ministrit Krasniqi.

Gjykata Themelore ka vendosur miratimin e kërkesës së Rrecit dhe shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të pezullimit.

Lidhur me këtë vendim, MTI ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, mirëpo edhe këtu e ka humbur betejën për zbatimin e vendimit të marrë më 9 shtator.

Gazeta Sinjali ka siguruar aktvendimin e Gjykatës së Apelit ku thuhet se refuzohet si e pabazuar ankesa e MTI-së, derisa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 09 tetor 2020 vërtetohet.

Kështu Rrecit i është dhënë e drejta që të ushtrojë mandatin e sekretarit dhe ka paralajmëruar se të hënën do të paraqitet në punë dhe pret që të mos pengohet, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës.

“Ju njoftoj se të hënën me 23 nëntor 2020, në orar të rregullt do të paraqitem në punë dhe se kushdo që do të më pengoj në ushtrimin e detyrave të mia do të mbroj vendimin e Gjykatës dhe të drejtën time të garantuar me vendim të Gjykatës”, ka paralajmëuar ai.

Ndërsa të hënën mbetet të shihet se a do të respektohet vendimi i Gjykatës apo do të nxirret ndonjë vendim i ri ndaj Burim Rrecit.

Më poshtë mund ta shihni vendimin e plotë të siguruar nga Gazeta Sinjali:

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin