COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Sulmi/ Versioni i mjekut Saudin Maliqi për sulmin ndaj pacientes: As nuk e kam prekë me dorë, as me kerr, as me kurrgjë

news image

Mjeku Saudin Maliqi ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se është intervistuar nga Policia lidhur me incidentin që ka ndodhur në parkingun e spitalit “Euromed”, ku dyshohet se kishte sulmuar me derën e veturës, pacienten e tij.  

Përkundër se e dyshuara e ka lajmëruar rastin në stacionin policor në Fushë Kosovë, ku ka kërkuar mbrojtje dhe i është dhënë trajtim mjekësor, drejtori i Klinikës Torakale në QKUK, e ka mohuar sulmin ndaj viktimës, e cila është emër i njohur për redaksinë.

“Jo, jo nuk është e vërtetë. Unë e kam dhënë dëshminë time edhe ajo të vetën. Nuk është e vërtetë që e kam sulmu, as hiç. Kurrgjë nuk ka të vërtete nga ajo, hiç. Ka qenë një shpikje.  As nuk e kam prekë me dorë, as me kerr, as me kurrgjë. Kurrgjë nuk është ky rast, hiç.”, ka thënë për Gazetën Sinjali, kirurgu torakal, Saudin Maliqi.

Por, kur Gazeta Sinjali e ka pyetur për arsyen që kanë mundur ta shtyjnë viktimën për ta denoncuar atë si sulmues duke e lajmëruar rastin në polici, doktori Maliqi është përgjigjur:   

“Ajo është anku, ndoshta ka pasë qejf me u anku, por kurrgjë s`ka aty.”, ka theksuar Maliqi.

Pas insistimit të redaksisë lidhur me këtë rast, mjeku Saudin Maliqi e ka implikuar sigurimin e Spitalit “Euromed” për këtë incident, përderisa e konfirmon se e dyshuara është paciente e tij.

“Po, ka qenë paciente e sende… por rrugës roja e ka lutë me lëshu rrugën, e kanë shty me lëshu rrugën. Kurrgjë tjetër s`ka pasë. Nuk ka pasë ajo problem me mu. Roja e sigurisë së parkingut e ka shty me lëshu rrugën. Kurrgjë punë me mu s`ka pasë ajo”, ka përsëritur disa herë mjeku Saudin Maliqi.

Gazeta Sinjali më herët raportoi ekskluzivisht sesi drejtori i Klinikës Torakale dyshohet se ka goditur me derën e veturës, pacienten e tij, pasditen e djeshme rreth orës 17.30, në parkingun e spitalit “Euromed”.

Në raportin e mjekut familjar i cili i kishte dhënë ndihmën e parë në stacionin e policisë në Fushë Kosovë e të cilin e ka siguruar ” Sinjali” thuhet për ushtrim dhune. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: