image Vërshimet krijojnë 'lumë' në mes të rrugës në Qollak të Prizrenit, bllokohen banorët

Kosovë

Sociale/ Vërshimet krijojnë ‘lumë’ në mes të rrugës në Qollak të Prizrenit, bllokohen banorët

news image

Fshatin Qollak të Prizrenit e ka ndarë në dysh reshjet e mëdha të shiut që kanë gjetur vend në mesin e një rruge të këtij fshati.

Një sinjalizues ka thënë se si pasojë e reshjeve ka pasur edhe rrëshqitje të dheut të malit që është afër. Kjo, siç thotë ai, i ka bllokuar disa banorë të këtij fshati.

Sinjalizuesi gjithashtu ka thënë se në këtë vend kanë qenë prezent edhe policia.

Më poshtë gjeni pamjet e dërguara që tregojnë gjendjen atje. /Gazeta Sinjali/