image Veri/ I mituri e kërcënon me thikë një grua që t'ia lëshojë banesën - Sinjali

Veri/ I mituri e kërcënon me thikë një grua që t’ia lëshojë banesën

news image

Një banore e rrugës “Karl Petri” në veri të Mitrovicës e ka denoncuar në polici një të mitur, për veprën penale “Cenim i paprekshmërisë së banesës apo ndërtesës”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas deklaratës së siguruar nga Gazeta Sinjali, ajo u ka thënë hetuesve policorë se mbrëmë rreth orës 21:30 i mituri ka shkruar te banesa e saj dhe ia ka thyer xhamin e dritares së ballkonit.

Përveç kësaj, ajo ka deklaruar në polici se pasi që kishte bërë këtë veprim, i mituri e kishte nxjerrë një thikë me të cilën e ka kërcënuar atë.

Ajo thotë se i mituri e ka kërcënuar atë që t’ia lirojë banesën, në të cilën ai kishte banuar më parë.

Sinjali mëson se prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin