image Vendoset tenda para QKMF-së në Skënderaj për identifikimin e rasteve të dyshimta me koronavirus

Kosovë

Njoftim/ Vendoset tenda para QKMF-së në Skënderaj për identifikimin e rasteve të dyshimta me koronavirus

news image

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj në hyrje të objektit ka vendosur tenda me qëllim të identifikimit të hershëm të rasteve të dyshimta me koronovirus.

“Këtu pacientët e kanë kontaktin e parë me mjekun. Në këtë pikë identifikohen rastet e dyshimta dhe ato menjëherë izolohen. Hapat e mëtejmë bëhen në konsultim me IKSHP”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skënderajt.

Sot është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave të QKMF-së , pajisjeve si dhe auto ambulancave.

“Stafi është i mobilizuar dhe për momentin mirë i pajisur me pajisje mbrojtëse. Një ekip mobil, gjendet në pikën kufitare në Jarinjë, me qëllim të detektimit të hershëm të rasteve, udhëtarëve që hyjnë përmes kësaj pike kufitare”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna po ashtu ka njoftuar se një kujdes i veçantë është duke i’u kushtuar mbrojtjës së pacientëve të cilët vijnë për shërbime tjera dhe të cilët nuk duhet t’i ekspozohen rrezikut eventual për infeksion.

Tutje, Komuna e Skënderajt apelon te qytetarët që t’i përmbahen masave të ndermarra nga Shtabi Emergjent Skenderaj dhe Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar pesë raste të dyshuara me koronavirus, gjendja e të cilëve është stabile, sipas informacioneve nga Klinika Infektive./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/KomunaSkenderaj/posts/2737576086356278?__xts__[0]=68.ARAGJtAaT5Y4KW-TSDYjMBOCUqDWcT6xR3IfzEhdebIlDICZSbgLQheHmr8W2bXa0p-FxlksguM7sY2q4kYR6amqNG_3UVNE7HqEhRwnGn_Ox7p-yDitxfrvmuwvZD9HjRwQnlWHQLW30LB4PoYCnSI-_q54uyT7rPs7fzpovzakMfHm-8m-WDvFpbTZUzlHiPMoDAyG0FFiMvkVBJ5elkHTz0_RFF3wt8okkBpJenX2Kcbt0sdEwf-siqct-J44BofE6qK6Rsad2LklkW2lTsReu2QffuxZ3eWrNvEbyLJ6_f9IP2o94tLNebE6VGDBY4yemPhuLcvJKEfS4g_av4sQcg&__tn__=-R