image Vendimin e SBASHK-ut nuk po e respektojnë vetëm disa shkolla në Prishtinë dhe Drenas

Kosovë

Vendimin e SBASHK-ut nuk po e respektojnë vetëm disa shkolla në Prishtinë dhe Drenas

news image

Thirrjes së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që të mos mbahet mësimi të hënën, nuk i janë përgjigjur vetëm disa shkolla në Komunën e Prishtinës dhe të Drenasit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se edhe vendimi i kryeministrit Hoti edhe ky tani i MASH-it janë vendime të vonuara, pasi që dita e sotme sipas kalendarit të MASH-it për vitin shkollor ishte paraparë ditë pushimi dhe se procesi mësimor nuk është zhvilluar.

“Edhe vendimi i kryeministrit Hoti që ishte në orët e vona të së premtës, edhe vendimi i MASH-it në këtë orë janë vendime të vonuara. Ne jemi duke e përcjellë gjendjen në institucionet arsimore dhe 90% e tyre në nivel vendi e kanë respektuar vendimin tonë që kjo ditë të jetë pushim, ka laramani aty këtu”, ka thënë Jasharaj.

Tutje, Jasharaj ka bërë të ditur se, një numër i vogël i shkollave në Prishtinë dhe Drenas nuk e kanë respektuar këtë vendim.

“Në Prishtinë ka numër të vogël të shkollave që kanë tentuar të punojnë. Edhe aty mësimi nuk është zhvilluar si duhet për arsye se ka pasur numër të vogël të nxënësve dhe të personelit shëndetësor. Një situatë të tillë e kemi edhe në Drenas kur një numër i vogël i shkollave kanë dashur të punojnë”, ka thënë Jasharaj për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/