Vetëm pak orë para hyrjes në fuqi në Kosovë të masave të reciprocitetit me Serbinë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, është drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ai i cili po mban takim me përfaqësues të serbëve të Kosovë.
Takimi është duke u zhvilluar në Shtëpinë e Kulturës ‘’Gradac’’ në Rashkë, dhe pjesë e tij ishin kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.
Të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në Kosovë, nga e hëna nuk do të lejohen të hyjnë në vendin tonë me dokumente të Serbisë, por do të pajisjen me një flet-dokument për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.