Qeveria e Kosovës ka aplikuar masat e reja anti-COVID-19.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID-19, ku në kuadër të tyre ka ndryshime edhe në arenën sportive.
Në sallat e mbyllura janë lejuar 15% e tifozëve, ndërsa në aktivitetet sportive të hapura lejohen deri në 30% të tifozëve.
Organizuesit e eventeve sportive duhet t’ju përmbahen me përpikshmëri rregulloreve anti-COVID-19 siç janë, mbajtja e distancës prej 1.5 metra, udhëzimet për tifozët, shenjat informuese etj.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës (pa ndërhyrje):
38. Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve perkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organiziniin e ngjarjeve sportive dhe me masat
:L mbrojtëse të Qeverise Se Republikes Se Kosoves.
39. Ne aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% te kapacitetit te objektit apo hapesires sportive (salla sportive, pishina, hapësira te tjera te mbyllura) duke respektuar masën e distances prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.
40. Ne aktivitetet garuese në hapesira te jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% te kapacitetit të objektit, apo hapesires sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapesira të tjera te mbyllura), duke respektuar masen e distances prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtese.
41. Organizatoret e garës jane te obliguar te ndërmarrin masat specifike, në perputhshmëri me protokollet nderkombetare, per menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjate, dhe pas hyijes në hapesiren sportive.
42. Lejohet shfrytezimi i fitneseve, palestrave dhe te ngjashme per aktivitete individuale rekreative, sipas udhëzuesit perkates.
43. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.
44. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve te tjera per pastrimit), në secilen pajisje te fithesit me qellimit të vetëdijësiniit dhe dezinfektimit td tyre nga secili klient pas perdorimit. /Gazeta Sinjali Sporti/