Kosova ashtu sikurse e gjithë Evropa është duke u përballur me krizë energjetike. Dimër i vështirë është paralajmëruar të jetë nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila vazhdimisht bën thirrje të kursehet rryma.
E kur jemi te kursimi i rrymës, një gjë e tillë vështirë se po aplikohet.
Në mëngjesin e sotëm, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se ndriçimi publik në parkun e kryeqytetit, Gërmia, ka mbetur i ndezur pavarësisht se kishte dritë natyrale të mjaftueshme.
Fotografitë janë shkrepur mëngjesin e sotëm në ora 07:30.
Kujtojmë se një ndër këshillat e dhëna nga KEDS për të kursyer rrymën ka qenë që të pastrohen nga dy persona përnjëherë. Të njëjtën këshillë e kishte dhënë edhe ministrja e Energjisë në Zvicër, Simonetta Sommaruga.
Në seancën e Kuvendit të 3 tetorit, deputetët miratuan me shumicë votash votuan pro zgjatjes të masave emergjente të energjisë.