image Plas sherri në Parkun e Gërmisë: 21-vjeçari sulmohet nga një person, dërgohet me urgjencë në QKUK

Siguri

Plas sherri në Parkun e Gërmisë: 21-vjeçari sulmohet nga një person, dërgohet me urgjencë në QKUK

news image

Mosmarrëveshjet mes të rinjve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe armët e ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në Parkun e Gërmisë, ky disa persona janë  përfshirë në një përleshje, për motive akoma të panjohura, ku si pasojë një 21-vjeçar ka pësuar lëndime trupore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, si pasojë e plagëve që ka pësuar nga goditja me armë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve për rastin.

/GazetaSinjali/