image Zjarr në Gërmi

Siguri

Zjarr në Gërmi

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesë e Parkut Nacional Gërmia është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit i cili ka arritur që të shuhet dje nga ana e zjarrfikësve.

Rasti në polici po hetohet si “zjarrvënie”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit  dhe është shuar zjarri. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.

/Gazeta Sinjali/