image Vëllai vret vëllanë e nipin për pronë, më pas edhe veten

Rajon

Shqipëri/ Vëllai vret vëllanë e nipin për pronë, më pas edhe veten

news image

Një konflikt për pronën mes vëllezërve është kthyer në tragjedi në fshatin Xibër të Bashkisë Klos në Shqipëri. Sali Dakuci është përfshirë në një sherr mesditën e kësaj të marte me vëllain e tij, Kujtim Dakuci. Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas policisë, ka qenë Sali Dakuci i cili ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Kujtim Dakucit duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu ai ka qëlluar edhe djalin e Kujtim Dakucit, nipin e tij, Floget Dakucin.

Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Peshkopisë. Plagët e marra në organet jetësore kanë rezultuar fatale për të riun. Pas krimit të dyfishtë, teksa kishte lënë të vdekur të vëllanë dhe nipin, Sali Dakuci i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë.

Policia dhe prokurori i Dibrës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit të trefishtë.