image Vëllai i deputetes së VV-së mobilizon aktivistët që t’i kundërvihen Grenellit në polemikën me Kurtin - Sinjali

Vëllai i deputetes së VV-së mobilizon aktivistët që t’i kundërvihen Grenellit në polemikën me Kurtin

news image

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell sot tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kundër Amerikës.

Ky reagim i tij erdhi pasi që Kurti tha se nuk është i detyruar t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Avdullah Hoti në Washington, nëse kthehet në detyrë.

“Një gjë është e sigurtë, ju gjithmonë mund të llogarisni në Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ky postim i Grenellit nxiti Fitim Pacollin, vëllain e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, të mobilizojë militantët e kësaj partie që t’i komentojnë emisarit amerikan në postimin e tij për Kurtin.

“Anëtarë të grupit, ju që keni Twitter, t’i tregojmë bashkërisht në komente Grenellit që nuk është askush kundër Amerikës, por kundër atyre që dëmtojnë Kosovën duke u fshehur prapa Amerikës”, porositi ai militantët në grupin “meKryeministrin”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin