image Vëllai binjak e pranon krimin, lirohet nga burgu pas 20 vitesh një person në Çikago

Botë

Vëllai binjak e pranon krimin, lirohet nga burgu pas 20 vitesh një person në Çikago

news image

Një person i cili kishte kaluar rreth 20 vite në një burg në Çikago është liruar pasi që vëllai i tij binjak e pranoi krimin.

Kevin Dugar ishte dënuar me 54 vite burg në vitin 2005, për një vrasje.

Vëllai i tij, në vitin 2013 shkroi një letër ku edhe kishte pranuar se ai e ka kryer vrasjen.

Avokati i tij, Ronald Safer tha për NBC News se shpreson që çështja nuk do të shkojë përsëri në gjykatë.

“Ne shpresojmë që avokati i shtetit (Cook County) do ta heqë çështjen kundër Kevin sepse ai është i pafajshëm, por nëse ata vazhdojnë, ne do të shkojmë në gjyq dhe do ta shfajësojmë”, tha Safer. /GazetaSinjali/