image S’mbushet mend i riu në Pejë - Arrestohet për kërcënim ndaj punëtorit të Jaffas, pasi lirohet kërcënon sërish dikë tjetër

Siguri

S’mbushet mend i riu në Pejë – Arrestohet për kërcënim ndaj punëtorit të Jaffas, pasi lirohet kërcënon sërish dikë tjetër

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person dy herë brenda ditës pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një punëtor të restoranit “Jaffa” që gjendet në objektin e ETC-së në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se herën e parë i dyshuari u arrestua pasi kërcënoi verbalisht punëtorin e restorantit. Policia menjëherë e arrestoi dhe i njëjti u lirua me vendim të prokurorit.

I dyshuari siç duket nuk u mjaftua me kërcënimin ndaj punëtorit dhe me të dalë nga stacioni policor, ai mori rrugën për te restoranti, ku kërcënoi edhe një person tjetër.

Sipas burimeve të Sinjalit Policia është vënë në lëvizje dhe e ka arrestuar të njëjtin sërish. Pasi është dërguar në stacion policor, prokurori ka lëshuar vendim që i njëjti të dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/