image Veliu takohet me ambasadorin britanik Abbott, i thotë që Kosova do ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Kosovë

Bashkëpunimi/ Veliu takohet me ambasadorin britanik Abbott, i thotë që Kosova do ta luftojë krimin dhe korrupsionin

news image

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Veliu theksoi se prioritetet e tij janë ngritja e kapaciteteve të MPBAP-së, parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi dhe në veçanti bashkëpunimi ndërkombëtar.

Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi ambasadorin britanik për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, funksionimin dhe organizimin e ministrisë dhe njëkohësisht e falënderoi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar MPBAP-së, në veçanti Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.

Gjithashtu, ministri ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e tyre përmes grupeve punese dhe ekspertëve në hartimin e akteve ligjore dhe akteve të tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të departamenteve tona në kuadër të ministrisë.

Në anën tjetër Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë partner të Republikës së Kosovës ne fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve të Kosovës./ Gazeta Sinjali/