Nënkryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se Kosovës nuk i duhet një qeveri me Vetëvendosjen pasi që nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.
“Kosovës nuk i duhet një qeveri me Vetëvendosjen, ata me veprimet e tyre kanë tregu që nuk kanë përgjegjësi, nuk kanë përvojë”, ka deklaruar Veliu në Debat Plus përmes një thirrjeje telefonike.
Veliu gjithashtu ka folur për vendimin e kryesisë së LDK-së, i cili tha se ka qenë vendim i duhur pasi që nuk mund të qeveriset me një parti e cila nuk respekton marrëveshen e koalicionit.
Kujtojmë që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë, njoftuan që do të iniciojnë mocionin e mosbesimit.
Ndërkaq, kryeministri Kurti ka paralajmëruar të mbajë një konferencë pas mocionit të LDK-së./ Gazeta Sinjali/