image E rëndë, një tjetër person humb jetën në plazh të Velipojës

Shqipëri

E rëndë, një tjetër person humb jetën në plazh të Velipojës

news image

Një 59-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 11:15.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët gjatë së dielës janë mbytur në det edhe dy pushues në plazhin e Spillesë.

Dy pushuesit në Spille nuk janë identifikuar ende, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut.

Shkak për mbytjen e tyre dyshohet se janë dallgët.

/GazetaSinjali/