image Keni bërë plan për plazh javën tjetër? Ky do jetë moti në Shqipëri

Shqipëri

Keni bërë plan për plazh javën tjetër? Ky do jetë moti në Shqipëri

news image

Sikur këto ditët apo javët e fundit edhe java që presim përpara, parashikohet një javë me mot të qëndrueshëm në Shqipëri, si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

Në këtë mënyrë, moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore, në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Sipas SHMU era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor, nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e mërkurë, mbi Shqipëri depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veirut, si dhe temperatura të cilat parashikohet të presin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.

/GazetaSinjali/