image Mbyten dy pushues në plazhin e Kavajës nga dallgët e mëdha

Shqipëri

Mbyten dy pushues në plazhin e Kavajës nga dallgët e mëdha

news image

Dy pushues janë mbytur sot (e diele) në plazhin e Spillesë të Kavajës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjesin e sotëm.

Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Thuhet se viktimat janë të moshave rreth 70 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/