image Vela: Serbia i detyroi serbët e Kosovës të tërhiqen nga institucionet

Politikë

Vela: Serbia i detyroi serbët e Kosovës të tërhiqen nga institucionet

news image

Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj vendimit të Listës Serbe për t`i braktisur institucionet e Kosovës.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

Sipas tij, ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar Vela në “Twitter”.

/GazetaSinjali/