Kosova të enjten zhvillon ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut e cila është e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës së play-offit të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Se po përkrahë ekipin e futbollit kosovar ka treguar edhe humoristi i njohur, Vedat Bajrami, i cili njihet si tifoz i flakët i ekipit dhe futbollistëve.
Vedati ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet përkrah futbollistit Edon Zhegrova.
“Forca Kosova!”, ka shkruar Vedati i “Stupcave” në mbishkrimin e imazhit. /Gazeta Sinjali/