image “Veç nëse Policia t’rujnë n’dhomë, se t’kallëzoj unë ty” - Gruaja nga Vushtrria me urdhër mbrojtje kërcënohet nga burri

Siguri

“Veç nëse Policia t’rujnë n’dhomë, se t’kallëzoj unë ty” – Gruaja nga Vushtrria me urdhër mbrojtje kërcënohet nga burri

news image

Dje në rrugën “Hamdi Gashi” në Vushtrri, një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj e ka kanosur përmes telefonit disa herë në intervale të ndryshmë kohore.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gruaja kishte pranuar mesazhe me fjalët: se veç që të rrinë policia mrena në dhonë me ty, ajo është tjetër sen, se e sheh ti, t’kallëzoj unë, se banesën ki me liru e me dalë në rrugë.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që çifti nga Vushtrria ballafaqohen me policinë, pasi më 10 prill të këtij viti ata kanë raportuar një rast pas një mosmarrëveshje dhe viktima ka urdhër mbrojtje.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është liruar, i ka marrë disa gjëra personale në banesë dhe është larguar.

Gruaja me dëshirën e saj, ka shkuar në banesën ku ka jetuar me bashkëshortin.

/GazetaSinjali/